Trafik kokaine nga Holanda në Itali; Mes të arrestuarve 29 shqiptarë
Autoritetet italiane kanë njoftuar se kanë arrestuar gjithsej 39 persona në Breshia të Italisë, 29 prej të cilëve janë shqiptarë.
Grupi dyshohet se trafikonte lëndë narkotike, kokainë nga Holanda e Gjermania në Itali.
Gjykata dha për shumicën e të shoqëruarve masën e sigurisë “arrest me burg”, për tetë prej tyre dha “arrest shtëpie”, kurse për katër u dha masa e sigurisë “detyrim paraqitjeje në policinë gjyqësore”.
Prej 39 të arrestuarve, 29 janë shqiptare dhe që të gjithë me precedentë penalë më herët për trafik droge, shkruajnë mediat italiane.
Karabinierët thanë në konferencë për mediat se grupi shpërndante drogë në sasi të mëdha nga Holanda në Itali.
Fraksion.com