Shtyhet pretenca ndaj Klement Balilit; Mungon avokati
Është shtyrë pretenca në Gjykatën e Krimeve të Rënda ndaj Klement Balilit.
Shtyrja e pretencës ka ardhur për shkak se mungonte i pandehuri dhe avokati, ndërsa seanca u ndoq nga një përfaqësues i ambasadës amerikane.
Pretenca ndaj Klement Balilit, i njohur edhe si “Eskobari i Ballkanit”, është shtyrë per në datën 26 mars.
Trupi gjykues është detyruar te beje shtyrjen e senacnes pasi ne sall ka munguar avokati mbrojtes i tij, Theodhori Sollaku.
Gjithashtu edhe Balili ka refuzuar të marrë pjesë në seancë.
Kujtojme se me heret Krimet e Renda pranuan gjykimin e shkurtuar per Klement Balilin, i cilu eshte tashme pas hekurave me 4 akuza: “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.
Pas shume kohësh në kërkim, që prej 2016, Balili u vetëdorëzua në polici më 17 janar.
Fraksion.com