Rudina Hajdari: PD s’mund të luftojë përkrah LSI-së; Parti me probleme në shit-blerjen e votave (Video)
“E kam shumë të vështirë të luftoj përkrah një partie si LSI. Nuk e bëj dot sepse është një çështje parimore për mua. Po të hapësh raportet e OSBE/ ODIHR, ajo është një nga partitë që ka patur shumë probleme kur vjen fjala për këtë fenomen. Vota e lirë dhe e ndershme duhet të kërkohet nga Partia Demokratike, sepse ka rekorde jashtëzakonisht të pastra kur vjen puna për të mos e shitur votën e saj por ka vepruar në mënyrë të drejtë. Ne jemi një parti që jemi ngritur qysh herët kundër sistemit diktatorial dhe kundër së keqes në Shqipëri, ne duhet të vazhdojmë të jemi Partia Demokratike, ashtu si ishte qysh në origjinën e saj, duke përmirësuar sistemin aktual, sepse ne e kemi sjellë sistemin demokratik në Shqipëri”, u shpreh Hajdari.
Por për Lëvizjen Socialiste për Integrim, e cila reagoi përmes ish-deputetit Petrit Vasili, është kjo forcë politike, dhe PD-ja, që demaskuan shitblerjen e votës në zgjedhjet e 2017-ës.
“Ftoj çdo personazh vendas apo të huaj të mbyllë gojën dhe të mos lodhen më tej me alibinë e zgjedhjeve të shkatërruara të 2017,ku LSI dhe PD u ranë këmbanave të alarmit për kriminalizimin dhe shitblerjen e votës dhe ku vetëm e vetëm PS ishte e “lumtur” me ato farë zgjedhjesh”, reagoi Vasili.
Fraksion.com