Pezullohen lëvizjet detare nga moti i keq
Moti i përkeqësuar dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullimin e lëvizjes detare.
Trageti i linjës Vlorë-Bridisi ka mbërritur sot në orët e para ka zbarkuar pasagjerët dhe ka dalë në det në hapur, pasi sipas kapitenerisë së portit të Vlorës, orët e pasdites do të sjellin përkeqësim të theksuar të motit, ku shpejtësia e erës do kalojë 100 km/orë si dhe deti me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur.
Ndërkohë janë njoftuar dhe mjetet lundruese më të vogla të mos dalin ne det deri në një njoftim të dytë kur të bie dhe fuqia e detit.
Fraksion.com