Life StyleTë fundit

Një ditë në shtëpinë e këngëtares së njohur shqiptare

Evi Reçi, këngëtarja shqiptare dhe së fundmi edhe prezantuese televizive, ka qenë një nga personazhet e  emisionit “My Living” Ajo ka  hapur derën e shtëpisë dhe ka treguar për kamerën e programit jo pak detaje nga jeta e saj private e profesionale të saj.

Sa i përket jetës së saj profesionale, Evi ka mbaruar studimet për Shkenca Komunikimi dhe ka punuar si gazetare në radion më historike në Toskana radio ”Fiesole” dhe ka shkruar për “La Repubblica”.

Pas kësaj eksperience, Evi rikthehet për herë të parë në Shqipëri si gazetare dhe drejton emisionin “Vizioni i pasdites”. Evi i tregon Arjonit se kjo sfidë është e vështirë paksa për të sepse shqipen e ka mësuar si autodidakte dhe jo me shprehi.

Intervista

Arjon: Shtëpia qenka shumë e bukur, mund të bëjmë një tour të saj ?

Evi: Patjetër, eja.

Arjon: Por, para se të ja nisim dua të të pyes për kuzhinën që shoh se qenka tipike italiane.

Evi: po është kuzhine e stilit italian dhe në stilin që ka mundohet të të kujtojë pak fshatin italian.

Arjon: Ti e përdor kuzhinën, gatuan ?

Evi: Gatuaj, por nuk kam kohë të gatuaj, nëse më bie rasti e bëj një kalim.

Arjon: Nëse do të gatuaje për ne të My Living, çfarë do të gatuaje ?

Evi: Makarona, me kërpudha, me tartuf, me çdo lloj salse, e dyta një fileto vici.

Arjon: Paskeni një ambient të hapur open space, shoh që zona living qenka pak më moderne se pjesa tjetër?

Evi: Po është më moderne, ka ndryshuar disa herë dhe kemi vendosur të mbajmë një linjë minimaliste të kuqe.

Arjon: Pjesa e majtë qenka shume e bukur me oxhak.

Evi: Oxhaku është pjesa më e bukur e shtëpisë që na mbledh gati çdo natë, më një shishe verë, pak bajame. Gjëra të bukura ndodhin në këtë kënd.

Arjon: Më të gjithë familjarët apo me miqtë, sepse ti në këtë shtëpi jeton shumë pak?

Evi: Shumë pak dhe në fakt ndryshimet i kam parë sa herë kam ardhur, nuk është se i kam bërë unë.

Arjon: Kush është arkitekti i shtëpisë?

Evi: Arkitekti i shtëpisë është babai im i cili është një person që e do shumë arkitekturën dhe interior design-in. Është merakli në detaje, këndet i ka zgjedhur ai. Këndet i ka modifikuar, por ka dashur gjithmonë atë shijen e fshtatit beënda shtëpisë së qytetit.

Arjon: Paske dhe një ballkon shumë të bukur.

Evi: Gjithë shtëpia ka ballkon, çdo dhomë ka ballkonin e vet dhe kemi një pamje shumë të bukur të malit të Dajtit.

Arjon: Jam kurioz të shoh dhomën e Evit;

Evi:  Patjetër, eja. Si të duket ?

Arjon: Është një udhëtim në kohë, Evi ?

Evi: Kjo dhomë ka dy vjet që ka ndryshuar se ka qenë akoma më shumë “bebash” si e thërras unë. Ka qënë ngjyrë tjetër, ka qenë më rozë, por normalisht ka ngelur diçka nga ajo fëmijëria ime.

Arjon: Për ty është një rikthim i bukur kur je në dhomën tënde të fëmijërisë?

Evi: Absolutisht, po. Unë jam shumë e lidhur më fëmijërinë time se ka qenë shumë ë bukur dhe kujtimet janë të bukura dhe kur i rikthehesh në këtë mënyrë, në dhomë.

Arjon: Sa vjeç është Evi kur rikthehet në këtë dhomë?

Evi: 15- 20 vjeç

Arjon: Në këtë moshë ti ëndërroje  të beheshe modele?

Evi: Unë isha modele. 13 vjec ja kam nisur me foto dhe sfilata, në Greqi kryesisht, pastaj kuptova që kisha shumë më shumë gjëra për të thënë se sa të vishja një robë.

Arjon: Shohim pjesë të tjera. Këtu jemi te ambient që lidh të gjitha dhomat e shtëpisë, më bëri përshtypje kjo dhoma e vogël.

Evi: Kjo është një gardërobë ku unë nuk kam pothuajsë asgjë, sepse u mundova t’i sistemoj në dhomën time.

Arjon: Duket pak si studio?

Evi: Po në fakt, është vendi ku punon mami im e cila i bie violincellos. Aty ajo studion.

Arjon: Shkojmë të ambient kryesor i shtëpisë.

Evi: Arjon me çfarë të të qeras, kafe apo çaj ?

Arjon: Çaj, pa sheqer.

Evi: Ja çaji, unë kisha kafen para se të vije ti.

Arjon; Faleminderit po e provoj.

Evi: Si të duket?

Arjon: Caj mali, shumë i mirë.  Më thuaj Evi si ka lindur pasioni për t’u bërë modele.

Evi: Në fakt nuk ka qenë pasioni im. Mami vuri re që isha shumë e gjatë, një mikesha e saj kishte një agjenci modelesh i tha që mund ta bëja këtë gjë, kështu që unë bëra dhe një shkollë modelesh në Athinë.

Arjon: Ti ke jetuar në Athinë ?

Evi: Isha në Athinë, aty jam rritur, dhe në këtë perioudhë bëra këtë shkollën. Bëra disa sfilata, disa sete fotografish.

Arjon: E dashuroje çka bëje?

Evi: Shiko në atë moshë, ishin gjëra që na pëlqenin, fotografia pozat, por ishte e lodhshme, sepse duhej të bëjë portfolio tënd, të prisje në radhë për audicione. Plus nuk e ndjeja veten shumë mirë në atë profesion sepse nuk kisha mundësi të flisja, të nxirrja më shumë apo të shprehesha, të bëja më shumë se sa thjeshtë një foto.

Arjon: I the ti stop?

Evi: I thashë unë stop sepse ju futa muzikës, fillova kanton, e kisha filluar pianon, erdhi dhe karriera në Shqiperi.

Arjon: Mamaja luan violinën ? Ka ndikuar ajo në këtë rrugë?

Evi: Violinçelon. Patjetër që ma ka infektuar ajo sepse mami është muzikante dhe unë këndoja në shtëpi. Ajo dëgjoi zërin tim dhe vendosi që kishte ardhur momenti që unë të filloja kanto. Por, duke qenë se është muzikante dhe është mami im, bëhet më e vështirë sepse është më kritike. Besoj që nëse nuk do të kisha këto dhunti ajo nuk do më lejonte kurrë që të këndoja.

Arjon: Si lindi dashuria për këngën “I ngjan asaj”  ? Kënga ishte gati apo pati dhe pak nga Evi Reçi në këngë ?

Evi: Kënga ishte në faze demo dhe në ishim në studio dhe sapo kishim përfunduar dy materiale. Mendova që ishte shumë e bukur dhe në atë moment menduam ta bëjmë bashkë. Teksti u krijua dhe nuk ka ndonjë ndodhi interesante. Thjeshtë na pëlqeu shumë melodia.

Arjon: Është shumë i embël, si bën refreni? 

Evi: Këndon*

Arjon: Ti ke patur arritje të mëdha dhe në Firenze duke punuar në një radio, duke shkruar për La Repubblica.

Evi: Me radion kam filluar qëkur isha studente, si fillim në radio lokale dhe pastaj përfundova te radio Fiesole që është radio më historike e Toskanës. Në fillim më morën në intervistë si artiste pastaj panë që isha dhe gazetare, dhe fillova emisionin. Ndërkohë të La Repubblica selia e Firenzes unë u mora me artin dhe kulturë në Shqipëri. Pra, cdo gjë që ndodhte në Firenze me artin e mbuloja unë dhe çdo gjë që ndodhte në Shqipëri në lidhje me Firenzen e merrja përsëri unë si lajm.

Arjon: Si ka qenë si eksperiencë?

Evi: Italianët janë shumë komode sepse direkte të vendosin në një zonë shumë komode. Pra, që të gabosh, ndoshta në një mënyrë që mos ndihesh keq. Një shkollë shumë e madhe, sidomos ana profesionale se si funksionon një radio, skaleta, korrektesia, mirësjellja në staf dhe me të ftuarit, sidomos me të ftuarit.

Arjon: Dmth që nuk ke derdhur kurrë lot?

Evi: Nuk kam derdhur lot për këtë gjë, kam derdhur lot kur nuk më kanë dhënë shanset që kam dashur, nuk e di nëse sepse isha shqiptare apo për diçka tjetër. Nuk e di arsyen por, patjetër që kam derdhur lot se nuk ka qenë kaq e lehtë. Tani e kujtoj lehtësisht.

Arjon: Do të ndash me në një moment të tillë?

Evi: Një moment i vështirë ka qënë kur më thanë, ka që rreth vitit 2010, duhet të punoja pa pagesë,falas. Kjo duhet të ishte vetëm për një muaj, por zgjati më shumë. Une qaja dhe mërzitesha, se pse nuk do paguhesha. I kisha këto momente. Por tani që e mendoj, them Evi duhet ta bëje falas, se shpesh herë duhet të bëjmë gjëra falas.

Arjon: Erdhi momenti dhe u shfaqe ne Vizion Plus si prezantuese, si të duket ta bësh në shqip, e vështirë?

Evi: Po shumë e vështirë, është e vështirë akoma në mendjen time, prapë më fjalët shqip, mundoj t’i përdor fjalët sic duhet pa zhargon sepse unë e kam të mësuar shqipen në shtëpi, si autodidakte. Pra nuk e kam të mësuar në libra. Ndërkohë oferta ka qenë sot për nesër. Nuk e shihja veten në një format të tillë, ose në fashën orarë të pasditës, kurrë. Por do të shohim si do vijojë.

Arjon: Çfarë moderatore je nga ato që i marrin të gjitha gati dhe thjeshtë moderojnë, apo nga ato që bëjnë pyetjet dhe marrin pjesë  ?

Evi: Unë jam dhe autore e programit. Kam dhe autorësinë. Kam ndërhyrë shumë. Një pjesë të personazheve i njoh më duhet t’i kontaktoj vetë, pyetjet kalojnë nga unë. I bëj vetë, është dhe një kryeredaktorë që më ndihmon në këtë aspekt. Jo, Jo nuk marr asgjë gati.

Arjon: Gjithmonë i bën gjërat e vështira?

Evi: Dua  të marr pjesë në emisionin tim. Stafi është gjithmonë aty që më ndihmon, i kontakton njerëzit, bën insertet dhe i falenderoj shumë sepse janë një ndihmë e madhe, por çfarë kalon në panel më duhet ta kaloj unë.

Arjon: Faleminderti para së të largohem që të vazhdoj ditën time, do konsumoj çajin se ishte vërtetë shumë i mirë.

Evi: Faleminderit ju, eja pi kafen sa herë të duash.

Arjon: Faleminderit