Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zaev viziton nesër Shqipërinë
Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev pritet të mbërrijë nesër për një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në këtë vizitë zyrtare, të parën pas ndërrimit të emrit, kryeministri Zaev do të shoqërohet nga zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhe ministri i jashtëm Nikola Dimitrov.
Zaev dhe delegacioni që e shoqëron do të priten nesër në mëngjes nga kryeministri Edi Rama, ndërsa pas takimit është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave. Gjithashtu gjatë qëndrimit në Shqipëri, kryeministri i Maqedonisë së Veriut do të pritet në një takim nga Kreu i parlamentit Gramoz Ruci e personalitete të tjera në vend.
Fraksion.com