Informacioni i klasifikuar: NATO dhe Bosnja-Hercegovina nënshkruajnë marrëveshjen
NATO dhe Bosnja – Hercegovina nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Më 5 mars 2019, NATO dhe Bosnja dhe Hercegovina përfunduan Marrëveshjet Administrative për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar, si pjesë e Marrëveshjes për Sigurinë e Informacionit.
Drejtorja e Zyrës së Sigurisë së NATO-s, Wendy A. Bashnan dhe ministri i Sigurisë i Bosnje dhe Herzegovinës, Dragan Mektić, u takuan në Sarajevë për të nënshkruar marrëveshje për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar. Kjo është pjesë e zbatimit të Marrëveshjes ndërmjet NATO-s dhe Bosnje dhe Herzegovinës për Sigurinë e Informacionit, e cila fillimisht u nënshkrua në Mars 2007.
Këto aranzhime vendosin parime të përbashkëta të sigurisë për të siguruar mbrojtje reciproke të informacionit të klasifikuar të shkëmbyer.
Fraksion.com