DW, Koment i FAZ: Krahasim i pandershëm
Struktura institucionale evropiane mund të jetë e komplikuar, por në kundërshtim me të gjitha pohimet mendjelehta, në Bruksel nuk sundon ndonjë diktaturë.
Vetëkuptohet që mund të mos jesh dakord me propozimet e këtij institucioni; kritikat ndaj tij nuk janë të kufizuara vetëm tek qeveria hungareze, por shprehen edhe në Evropën veriore, jugore dhe perëndimore.
Ja që kështu janë punët në një bashkësi të popujve të lirë. Por që ta krahasosh atë me organin drejtues të partive komuniste, është e pandershme.
Që ministri, i cili në zgjedhjet e Evropës është kandidati kryesor i Listës Fidesz dhe që dëshiron të bëhet vetë Komisar, e bën këtë krahasim, kjo nxjerr në pah një mënyrë të menduari, në të cilën “Brukseli” figuron vetëm si demon. Me këtë ai është shumë pranë Viktor Orbanit, shefit të tij.
Struktura institucionale evropiane mund të jetë e komplikuar, mbinacionalizmi mund të jetë i vështirë për t’u kuptuar dhe nganjëherë i rëndë për t’u duruar; por në kundërshtim me të gjitha pohimet mendjelehta, në Bruksel nuk sundon ndonjë diktaturë.
Fraksion.com