Brexit: Shpëtim në minutën e fundit?
Nga Barbara Wesel
Të martën parlamenti në Londër do të votojë sërish për marrëveshjen e Brexitit. Por a mjafton ujdia që Theresa May arriti të hënën? Nëse kryeministrja britanike dështon këtë javë me siguri do të ketë shtyrje të Brexitit.
Më parë Theresa May i kishte bërë thirrje BE për një “përpjekje të fundit”, për ta sjellë Brexitin këtë javë mbi finishin e synuar. Sikur të qe në interesin e evropianëve, që t’i ndihmojnë britanikët për të dalë nga BE. Të dielën, ministri i Jashtëm Jeremy Hunt tha në BBC se nëse marrëveshja nuk do të gjejë këtë javë më në fund një shumicë, ekziston rreziku “që të humbasë Brexiti”.
Shenjat nuk janë të mira për May-n
Këto apele në minutën e fundit nuk mendohet se ia ndryshojnë mendjen dikujt. Pritet që Theresa May ta humbasë sërish votimin të martën. Disa mbështetës të moderuar të Brexitit, disa proevropianë të gatshëm për kompromis dhe një grusht deputetësh laburistë me shumicë për Brexitin ajo i ka në anën e saj në partinë e saj.
Kundër marrëveshjes është shumica e opozitës: laburistët, SNP skoceze, të Pavarurit e rinj dhe liberalët. Vendimtare do të jetë si do të vendosë DUP irlandezoveriore dhe konservatorët radikalë brexitas te konservatorët të afërt me Jacob Rees-Mogg. Kohët e fundit ai ka dërguar sinjale me dy kuptime.
Po ta humbasë votimin të martën sërish në Parlament May, ajo i ka premtuar parlamentit një votim të ri, për atë nëse do të përjashtohet një Brexit pa marrëveshje. Për këtë konsiderohet e sigurtë një shumicë në parlament.
Në pjesën e dytë deputetët mund ta detyrojnë me një vendim May-n që ta zgjasë afatin për Brexitin. Po ajo mund ta kërkojë edhe vetë këtë. Mbetet edhe referendumi i dytë si rrugëdalje nga qorrskokaku. Partia Laburiste sheh si mundësi që të votojë për marrëveshjen e Mayt, me kusht që qytetarët të lejojnë të votojnë në referendum. Ky mocion nuk pritet këtë javë. Partia pret me sa duket momentin më të përshtatshëm për këtë./DW
Fraksion.com