AktualitetTë fundit

ARRSH “dhuratë” për Ditën e Verës në rrugën Tiranë-Elbasan

Autostrada Tiranë-Elbasan do të hapet në të gjithë gjatësinë e saj të enjten më 14 mars.

Autoriteti Rrugor Shqiptar duket se ka zgjedhur t’u bëjë një dhuratë të gjithë atyre që do të festojnë në Elbasan “Ditën e Verës”, pasi ka njoftuar hapjen e segmentit deri te tuneli i Kërrabës.

Ndërkohë nga sot deri të enjten, trafiku në këtë aks do të devijohet nga rruga e vjetër që lidh kryeqytetin me Elbasanin.

“Për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan” pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 mars ora 15:00 deri ne ‪14 Mars 2019”, njofton ARRSH.

ARRSH bën apel për qytetarët, duke kujtuar devijimin e trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan”, pasi “është i domosdoshëm për të garantuar përfundimin e punimeve dhe vendosjen në përdorim të trafikut të seksioneve të sipërpërmendura nga data ‪14 Mars 2019”.

Njoftimi:

Në kuadër të përfundimit të pjesës kryesore të punimeve në segmentit nr. 1 të (TEG-Tuneli i Kërrabës) të projektit të ndërtimit të rrugës “Tiranë-Elbasan”, po planifikohet dorëzimi dhe hapja e trafikut në këtë segment, duke filluar nga data 14 Mars 2019, seksionet si më poshtë:

– Të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi Teg km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500,

– Karrexhatën e majtë të segmentit nga rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit të Krrabës km 13+000(15+850).

Për kryerjen e punimeve përfundimtare dhe dorëzimin e këtyre segmenteve propozohet devijimi i trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan” pasi karrexhata e djathtë e këtij segmenti, që aktualisht është në dispozicion të trafikut, do të jetë totalisht e bllokuar tek km 0 (2+800) në afërsi të rrethrrotullimit TEG, nga sot data 12 mars ora 15:00 deri ne ‪14 Mars 2019.

Bashkëpunimi i qytetarëve për devijimin e trafikut në rrugën nacionale ekzistuese “Tiranë-Elbasan”, është i domosdoshëm për të garantuar përfundimin e punimeve dhe vendosjen në përdorim të trafikut të seksioneve të sipërpërmendura nga data ‪14 Mars 2019.

Nga kjo datë, të dyja karrexhatat e segmentit nga rreth rrotullimi TEG km 0(2+800) deri tek rreth rrotullimi Ibë km 10+500, do të jenë të kompletuara me të gjitha elementet e sigurisë rrugore në përputhje me projektin dhe në funksion të plotë të trafikut sipas senseve respektive të lëvizjes.

Nga rreth rrotullimin Ibë km 10+500 deri tek hyrja e tunelit te Krrabës km 13+000(15+850), në dispozicion të përdoruesve do të jetë karrexhata e majtë për të dyja senset e lëvizjes (Tiranë –Elbasan dhe Elbasan- Tiranë), deri në përfundimin e punimeve civile të këtij segmenti.

 

Fraksion.com