Life StyleTë fundit

U mbajt sekret aksidenti i rëndë i vajzës seksi të Eli Farës (Foto)

Ajo është juriste me profesion, por më tepër komentohet për format seksi që gëzon dhe raportin e saj me nënën, që është këngëtarja e famshme Eli Fara.

Po flasim pikërisht për Marina Farën, e cila ka shumë ndjekës si modele “Instagram-i” dhe është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë, kryesisht për jetën private.

Por, pavarësisht se paparacët i “qepen” gjithmonë pas, Marina duket se ka fshehur një ngjarje të rëndë të jetës së saj që ka ndodhur në fund të 2018-ës.

Bëhet fjalë për një aksident me makinë që ajo ka bërë natën e 8 dhjetorit, ndërsa kthehej nga Pallati i Kongreseve në Tiranë ku kishte shkuar për të ndjekur të ëmën në finalen e madhe të Festivalit të 20-të të “Kënga Magjike”, në duetin e saj me Aurela Gaçen.