SHBA dhe Rusia mbesin eksportueset më të mëdha të armëve
Instituti Ndërkombëtar i Stokholmit për Kërkime ka thënë se Shtetet e Bashkuara mbesin eksportueset më të mëdha të armëve në botë, teksa Rusia është renditur e dyta.
Bazuar në raportin e publikuar nga ky grup më 11 mars, hapësira në mes të Shteteve të Bashkuara dhe gjithë pjesës tjetër të botës vetëm është zgjeruar në pesë vjetët e fundit, pasi eksportet amerikane janë rritur për 36 për qind në krahasim me 30 për qind të eksporteve sa ka qenë katër vjet më parë.
“Shtetet e Bashkuara kanë fuqizuar pozitën e tyre si furnizueset kryesore të armëve në botë”, ka thënë drejtori i këtij Insituti për Programin e Armëve, Aude Fleurant.
“SHBA-ja ka eksportuar armë në të paktën 98 shtete në pesë vjetët e fundit duke përfshirë aeroplanë ushtarakë, raketa balistike dhe një numër të bombave”.
Në këtë raport është theksuar hapësira në mes të Uashingtonit dhe Moskës në këtë aspekt.
“Eksportet e SHBA-së kanë qenë 75 për qind më të mëdha sesa ato të Rusisë në periudhën kohore 2014-2018”, është thënë në këtë raport.
Ky Insitut ka thënë se ekportet e armëve të Rusisë kanë rënë për 17 për qind në këtë periudhë kohore, për shkak të zvogëlimit të importeve nga India dhe Venezuela.
Sipas raportit, Franca është renditur në vendin e dytë, e përcjellur nga Gjermania dhe Kina.
Fraksion.com