Pse rrëzohen avionët e rinj? Kompanitë që përdorin Boeing 737 Max
Rrëzimi i aeroplanit me pasagjerë i linjës ajrore, Ethiopian Airlines, që ka lënë të vdekur 157 persona në bord, ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me sigurinë e aeroplanit, Boeing 737 MAX 8.
Rrëzimi i 10 marsit, ka shënuar aksidentin e dytë fatal në më pak se gjashtë muaj, në të cilin është përfshirë lloji i njëjtë i aeroplanit.
Dyshimet për modelin e ri bëhen më të forta po të kujtosh se një një avion i tillë Boeing 737 MAX 8 u rrëzua në tetor të vitit të shkuar në Indonezi, duke vrarë 189 persona në bord. Pyetja që ju lind të gjithëve është si ka mundësi?
Ekspertja e aviacionit, Mary Schiavo thotë për CNN se një gjë e tillë është shumë e dyshimtë. “Dy avionë të rinj rrëzohen brenda një viti. Industria e aviacionit duhet të alarmohet”,- shton ajo.
“737 është avioni më i përdorur në botë, ka mbi 7,000 fluturues në këtë moment, mund të konsiderohet si më punëtori në botë”,- tha Jeffrey Thomas, kreu i Airline Ratings, për CNN.
Ndërsa hetimet për rastin vijojnë, kompanitë ajrore kineze janë urdhëruar ta heqin nga përdorimi Boeing 737 Max. Lajmin e bën të ditur revista financiare Caijing, e cila citon burime pranë Civil Aviation Administration of China.
737 MAX 8 u bë avioni i shitur më shpejt në historinë e Boeing dhe përdoret nga shumë linja ajrore në mbarë botën.
Fraksion.com