AktualitetTë fundit

Protesta, Manastirliu krah mjekëve: Burg atyre që i dhunojnë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka mbështetur protestën e sotme të uniformave të bardha kundër dhunës. Ajo e konsideroi të turpshëm vendimin e gjykatës për rastin e mjekut që u sulmua tek Infektivi dhe tha se do protestojë para gjykatës.

“Mbështes plotësisht protestën e uniformave të bardha kundër dhunës. E konsideroj të turpshme lehtësinë me të cilën Gjykata e Shkallës së Parë, vendosi të rrëzojë masën e kërkuar nga Prokuroria për rastin e mjekut që u dhunua në spitalin Infektiv. Do të jem bashkë me mjekët në protestë në dyert e gjykatës, kur çështja të gjykohet në Gjykatën e Apelit. Vetëm një dënim meritojnë ata që dhunojnë mjekët: Burgun”,- tha ministrja.

 

Fraksion.com