AktualitetPolitikëTë fundit

Premtimi i Bashës nga Korça: Do heqim “Taksën Rama” mbi naftën

Ulje të një sërë taksash premton kreu i opozitës, Lulzim Basha, teksa ka takuar disa qytetarë në qytetin e Korçës.

Sipas Bashës, ulja e çmimit të naftës, ulja e çmimit të energjisë dhe vetëm një taksë 0.5% për biznesin, do të bëhen realitet vetëm pas largimit të qeverisë Rama.

“Ulja e çmimit të energjisë për biznesin e vogël do të jetë 20%. Ulja e çmimit të energjisë do t’ju krijojë mundësinë që të mbani biznesin. Të punësoni edhe dikë tjetër dhe të mos mbyllni biznesin. Me xhiro nën 140 milionë lek të vjetra në vit do të klasifikohet si biznes i vogël. Do të përjashtohet nga TVSH dhe do të paguajë vetëm një taksë lokale dhe qëndrore bashkë. 0.5% të xhiros vjetore. Me këtë taksë do të shlyhesh të gjitha detyrimet ndaj shtetit. Do të vendosësh një pullë këtu në xham dhe prania e çdo inspektori do të kondiderohet e paligjshme. Këto masa i marrim për të përmirësuar klimën e biznesit si punësuesi më i madh. Ulje e çmimin të naftës, ulje të çmimit të energjisë dhe 0.5% taksë e xhiros vjetore. Pa larguar një qeveri që është kapur duke ju vjedhur ju asgjë nuk bëjmë dot. Më 16 shkurt qytetaria e Korçës të zbresë në Tiranë në protestë”, tha Basha.

 

Fraksion.com