AktualitetPolitikëTë fundit

Një tjetër kandidat i PD kërkon të marrë mandatin në KQZ

“Opozita e re” pritet të shtohet sot me 6 deputetë të rinj, të cilët janë konsideruar “tradhtarë” nga Monika Kryemadhi dhe Lulzim Basha pasi kanë braktisur kauzën e përbashkët për djegie mandatesh.

Zëvendësuesit që do të plotësojnë vakancat pas vendimit ekstrem të opozitës janë kryesisht nga partitë aleate me PD, si “Balli Kombëtar”, apo Partia Konservatore.

Por, paraditen e sotme një “tërmet” të vërtetë ka shkaktuar në selinë blu, lajmi se Alban Zeneli, ish-deputet i Kukësit në legjislaturën 2013-2017, ka pranuar të futet sërish në Parlament.

 

Fraksion.com