AktualitetTë fundit

Mjekët e QSUT protestojnë kundër dhunës: Ndihemi të kërcënuar

Mjekët në QSUT po protestojnë kundër dhunës ndaj bluzave të bardha. Kjo protestë vjen pak ditë pas dhunimit të një specializante në QSUT. Në një prononcim për gazetarin e News 24, Erion Skendaj, mjekët shprehen shqetësimin se ndihen nën presion të vazhdueshëm në punë dhe pa siguri fizike.

“Në rradhë të parë dua të them që jemi në mbështetje të kolegës sonë. Jemi në mbështetje të kolegës sonë, e cila ishte 24 orë në punë . Ajo ishte duke komunikuar vendimin e qeverisë, pra kalimin e të gjitha urgjencave te Senatoriumi. Jemi gjithmonë nën kërcënimin e familjareve. Ne i kuptojmë , por nuk jemi ne ata që duhet të vuajmë këto pasoja. Ne jemi këtu për të ofruar ndihmën tonë me të gjitha mundësitë që kemi. Kryejmë veprime 24 orë pranë urgjencës.

Jo të gjithë paguhemi, kjo varet nga kontratat që kemi nga shteti. Ka shumë specializantë që nuk paguhen. Por, duhet të themi që shërbimet 24 orëshe për disa nga specializantët janë të papaguara”, u shpreh një nga bluzat e bardha në protestë.

Mjekët specializantë  te QSUT-ja u shprehën se dhuna ndaj bluzave  të bardha në vendin e punës është e papranueshme, ndërsa pohuan se ky fenomen i detyron ata të largohen nga vendi.

“E para fare është siguria për jetën tonë. Të jesh i kërcënuar për jetën në vendin e punës të bën të kërkosh azil politik”, tha për “BalkanWeb” dhe “News 24” një mjek specializant tek QSUT-ja.

 

Fraksion.com