AktualitetBota+Të fundit

Lirohet e dyshuara për vrasjen e vëllait të Kim Jong-un

Gruaja indoneziane, Siti Aisyah, e cila është akuzuar për vrasjen Kim Jong-nam, gjysmëvëllait të liderit verikorean, Kim Jong-un, është liruar, pasi akuzat ndaj saj janë hedhur poshtë.

Aisyah ishte akuzuar për vrasje të Kimit, në aeroportin e Kuala Lampurit, duke i hedhur në fytyrë, agjent nervor, VX.

Ajo dhe e akuzuara tjetër vietnameze, Doan Thi Huong, mohojnë të kenë kryer vrasje.

Kim pati vdekur rrugës për në spital teksa më vonë është vërtetuar se ai i është ekspozuar agjentit nervor, VX.

Pas disa muajve të shtyrjes së gjykimit, procesi ishte planifikuar të vazhdonte të hënën, mirëpo prokurori i rastit ka kërkuar që Siti Aisyah të lirohet, pa dhënë ndonjë arsye.

Në një letër dërguar ministrit indonezian të Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm i Malajzisë, ka sqaruar vendimin duke e arsyetuar lirimin e Aisyah me çështjet e ngritura nga Xhakarta, si dhe me marrëdhëniet e mira në mes të të dyja shteteve.

Gjyqtari i rastit ka pranuar kërkesën për lirimin e gruas së akuzuar, e cila në rast të ndëshkimit do të mund të përballej me dënim me vdekje.

 

Fraksion.com