AktualitetTë fundit

Lihet në burg ish-boksieri; Pjesëtar i grupit “Bajri”

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg ish-boksierin e Vllaznisë, Nelson Hysa, i cili u arrestua dy ditë më parë si pjesë e grupit “Bajri”.

Hysa u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda si pjesë e grupit kriminal Bajri.

Me qera tek Komuna e Parisit-  “Ai u kap në një banesë të marrë me qera në zonën e Komunës së Parisit Tiranë, gjatë operacionit të zhvilluar  mëngjesin e sotëm nga Njësia Hetimore Qendrore në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës Posaçme Operacionale, në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Prokurorinë e Krimeve të Rënda. Njësia Hetimore Qendrore për të lokalizuar vendndodhjen e personit të shpallur në kërkim ka bashkëpunuar me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Shkodër.” 

Gjatë veprimeve proceduriale u sekuestrua nje automjet “BMW Seria 3”. Materialet proceduriale shtesë iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë.

Atentati – Në maj 2017 Nelson Hysa i shpëtoi një atentati në Shkodër ku mbeti i plagosur.

Operacioni Oaz-  Në shtator të vitit 2018 Krimet e Rënda urdhëruan arrestimin e 11 anëtarëve të grupit Bajri pasi ndaj tyre ishin ngritur akuza për 2 vrasje të dokumentuara që prej vitit 2001, prodhim dhe armëmbajtje pa leje, organizimi i llotarive sportive të palejuara, pastrim parash, gjobëvënie, prodhim dhe shitje narkotikësh. dy prej të arrestuarve ranë në pranga në Roterdam të Holandës në të njëjtën kohë me aksionin që u zhvillua në Shqipëri.

Mes të arrestuarve në Shqipëri ishte edhe Safet Bajri një nga organizatorët e grupit ndërsa Enver Bajri, i dyshuar si drejtues i grupit kriminal ra në pranga më 27 tetor në një aksion të interpolit në Spanjë. Policia e shtetit ka deklaruar se grupi Bajri është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e vitit të kaluar në Shkodër. po kështu burimet e policisë kanë thënë se grupi” Bajri “, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narcotike në shtete evropiane dhe më pas e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit

 

Fraksion.com