KQZ u jep mandatin 5 deputetëve. Për Ligoraq Karamelon vendoset nesër
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është mbledhur për të bërë zëvendësimin e 6 mandateve të lëna nga deputetët e PD dhe LSI.
Teksa jemi edhe në limite të afateve për paraqitjen e kërkesës së znj.Duka për të marrë mandatin, KQZ vendosi të shtyjë për nesër vendimin.
KQZ miratoi mesditën e së hënës se në vend të Astrit Veliajt, kandidatit të listës shumëemërore të Partisë Demokratike, Qarku Berat, Lefter Maliqi. Ndërsa vendin e lënë bosh nga Viktor Tushaj i LSI në Lezhë do ta zërë Elda Hoti.
Sakaq, Nora Malajn, e zgjedhur deputete në Durrës nën siglën e LSI, e zëvendëson Edlira Hyseni. Mandatin e Vangjel Tavos po nga LSI në Gjirokastër, KQZ do t’ia japë Ediola Brahës. Ndërsa vendin e Lulzim Bashës do ta zënë në Kuvend Ajlinda Halilaj.
Deputetët e rinj do të betohen seancën e ardhshme parlamentare.
Fraksion.com