KPK shkarkon kryetarin e Gjykatës së Tropojës, Dritan Seci
Dritan Seci, kryetar i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë u shkarkua sot nga detyra.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pas hetimit të plotë administrativ dhe gjykimit të fakteve dhe provave, vendosi sot të shkarkojë nga detyra kryetarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tropojë, Dritan Seci.
Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari, Olsi Komici shpallën sot vendimin për Dritan Seci.
Subjekti i rivlerësimit Dritan Seci iu nënshtrua trupës gjykuese më 8 mars për tri kriteret klasike atë të ligjshmërisë së pasurisë dhe kriterin etik dhe profesional, sot KPK vendosi shkarkimin nga detyra.
Fraksion.com