Çifti që humbi jetën në aksident, la pas 4 vajza të mitura
Burrë dhe grua humbën jetën në një aksident tragjik pasditen e kësaj të shtune, në Peshkopi. Viktimat janë Gentjan Karazajmi 34 vjeç dhe bashkëshortja e tij Klodiana rreth 30 vjeçe.
Aksidenti u shënua teksa një person me makinë, përplasi motorin me të cilën udhëtonin dy bashkëshortët.
Për pasojë burrë e grua gjetën vdekjen, si pasojë e dëmtimeve të rënda. Por edhe më e rëndë bëhet situata, pasi çifti Karazajmi lanë jetime katër vajza të mitura.
Nga ana e policisë u bë ndalimi i drejtuesit të mjetit A.B., i cili përplasi motorin në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë.
Fraksion.com