AktualitetTë fundit

Banorët tek “Petro Nini” shtrihen në rrugë; Kundërshtojnë marrjen e banesave

Një incident ka ndodhur pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi” aty ku pronarët kundërshtojnë vendimin për marrjen e dy banesave nga një firmë ndërtimi.

Banorët janë shtrirë në rrugë, në shenjë proteste.

Nga banorët mësohet se ata janë në konflikt me një firmë ndërtimi, e cika ka fituar procesin gjyqësor, i cili ka nisur 22 vite më parë.

Në këto dy banesa jetojnë 15 persona, të cilët thonë se pronat i kanë blerë nga shteti dhe i kanë të legalizuara.

Ndërkohë në një nga banesat ka rënë edhe një zjarr, arsyet e të cilit ende nuk dihet.

Në vendin e ngjarjes ndodhet edhe ambulanca, e cila ka marrë një grua, pasi nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore.

Forcat të shumta policie ndodhen pranë banesave, ku edhe janë shoqëruar disa persona, për tu marrë në pyetje.

 

Fraksion.com