Banesat e shqiptarëve, 94 % me pllaka dhe çimento
Mbi 94 për qind familjeve shqiptare i kanë dyshemetë e shtëpive të shtruara me plaka qeramike ose me çimento, teksa shume pak preferojnë materialet me bazë druri edhe parketi.
Anketa për shëndetin e popullatës më 2018 gjeti se, 77 për qind e banesave në të gjithë vendin janë të shtruara me pllaka qeramike, 16.8 për qind me çimento dhe vetëm 3.6 për qind me parket druri. Hulumtimi vërejti se 0.4% e banesave janë të shtruara ende me dhe ose rërë.
Cilësia e dyshemesë tregon ë nivelin e jetesës dhe komoditetit në familjet shqiptare dhe gjithashtu është një tregues për cilësinë e shëndetit e popullatës.
Dyshemetë me elementë të drurit dhe parketit sigurojnë një garanci më të lartë ndaj eficencës së energjisë dhe në këtë mënyrë krijojnë më pak ekspozim ndaj sëmundjeve respiratorë.
Në vendet e tjera madje edhe në rajon elementët e drurit dominojnë dyshemetë e banesave, ndërsa ne Shqipëri pllakat e qeramikës janë prezentë në pjesën dërrmuese të banesave.
Kushtet sipas të cilave jetojnë anëtarët e familjes janë një tregues i ekspozimit ndaj rreziqeve shëndetësore me të cilat ballafaqohen ato.
Për të vlerësuar kushtet socio-ekonomike në të cilat jeton popullsia të anketuarve iu kërkua që të japin informacione specifike rreth kushteve në banesa.
Karakteristikat për të cilat është mbledhur informacioni, përfshirë burimin e ujit të pijshëm, llojin e objekteve sanitare dhe llojin e materialeve të dyshemesë.
Përqindja e familjeve që jetojnë në banesa me pllaka qeramike është rritur nga 79% me 2008 në 86% me 2018 në zonat urbane dhe nga 40% në 64% në zonat rurale midis 2008-2018. Gjatë të njëjtës periudhë, përqindja e përdorimit të energjisë elektrike për gatim u rrit nga 20% në 28% në zonat urbane dhe nga 5% në 21% në zonat rurale.
Në pjesën më të madhe të familjeve (92%) gatimi bëhet brenda shtëpisë, duke përdorur gaz (59%), energji elektrike (21%), ose dru (19%) si lëndë djegëse kryesore. Më shumë familje në qytet përdorin gaz ose energji elektrike krahasuar me familjet rurale, ndërsa një pjesë më e madhe e familjeve rurale përdorin dru si lëndë djegëse gatimi (38%, krahasuar me 8% në familjet urbane)./Monitor
Fraksion.com