AktualitetTë fundit

Vrasja në ish-Bllok; Prokuroria apelon vendimin për Ervin Matën

Prokuroria e Tiranës ka apeluar vendimin e Gjykatës së Tiranës që vendosi të lërë të lirë biznesmenin, Ervin Mata.

Ervin Mata u dorëzua disa ditë më parë në polici, por pas dhënies së dëshmive për ngjarjen e 4 tetorit në zonën e ish-Bllokut, Gjykata vendosi ta lërë atë të lirë.

Organi i akuzës ka apeluar sot vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë nga “detyrim paraqitje në  “arrest me burg”.

1-vjeçari akuzohet për veprën penale “Vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë” në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Gjatë marrjes në pyetje i riu moho të ketë qëlluar në ngjarjen e 4 tetorit të lënë pas, duke thënë se u largua nga frika pas të shtënave. Po ashtu ka pohuar se gjatë katër muajve të arratisë, ka qëndruar në Tiranë.

Sipas prokurorisë shkak për përplasjen mes dy grupeve që përfundoi me vrasjen e një personi dhe plagosjen e dy të tjerëve është bërë këngëtarja, por kjo gjë është mohuar nga Elvana Gjata.

Ervin Mata u vetëdorëzua një javë më parë në polici si i dyshuar për ngjarjen ku në lokalin në rrugën “Ibrahim Rugova” në ish-Bllok më 4 tetor, u plagosën me armë zjarri Ervis Martinaj, 36 vjeç dhe Eljon Hato, 28 vjeç, si dhe mbeti i vrarë Fabian Gaxha, 28 vjeç.

Uniformat blu bënë arrestimin në flagrancë të dy të plagosurve dhe shpalljen në kërkim tre të tjerë. Pas vetëdorëzimit të Matës, në kërkim vijon të jetë truproja dhe kushëriri i Elvana Gjatës, Mervjol Bilo, 41 vjeç, dhe Eldi Dizdari, bashkëshorti i ish-Missit Suada Sherifi.

 

Fraksion.com