AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri në Roskovec; Militantët e PD-së bllokojnë rrugën duke djegur goma (Foto)

Dhjetra militantë të Partisë Demokratike kanë bllokuar hyrjen kryesore të Roskovecit pasi kryeministri Edi Rama do të inspektojë investimet e kryera në këtë bashki.

Protestuesit u kanë vënë flakën gomave për të mos lejuar kalimin e kryeministrit.

Mes protestuesve është edhe deputeti i Qarkut të Fierit, Enkelejd Alibeaj.

Në protestë mbërrtën forcat e policisë, të cilët shpërndanë protestuesit dhe bënë të mundur hapjen e rrugës./tch

Fraksion.com