Ish-eskorta bëhet shkrimtare: Shkoja me pleq, të jesh ‘ku*vë’ s’do… (Foto)
Andrea Werhun u rrit në një shtëpi me plot dashuri në Toronto, me prindër mbështetës, tek të cilët ajo gjeti gjithmonë besim. Kur ishte 22 vjeçe, ajo i tha babait të saj se kishte filluar të punonte si eskortë dhe ai i dha bekimin e tij.
Situata ishte më e komplikuar me nënën e saj, një katolike e devotshme, ose si 27 vjeçarja e përshkruan atë, “një fanse udhëtimesh dhe e Virgjëreshës Mari”.
Kanadezja pas një eksperience 2-vjeçare si eskortë, ka vendosur të bëhet shkrimtare dhe ka publikuar librin e saj “Modern Whore”, që në shqip do të thotë “Prostituta Moderne”.
Libri është një bashkëpunim me regjisoren Nicole Bazuin dhe siç thotë autorja synon që të flakë tutje disa paragjykime mbi punonjëset e seksit, njohur edhe si ‘eskortë’.
Andrea rrëfen se përgjatë dy viteve ka shkuar me qindra klientë dhe një pjesë e tyre kanë qenë të moshuar, deri edhe 80-vjeçare. Për një orë ajo fitonte nga 200 deri në 300 dollarë.
“Nuk sikletosem dhe as pendohem për atë që kam bërë. E kam shijuar seksin me klientët, sigurisht edhe pagesën”, thotë ajo.
Rrëfimi në libër nis në shtëpinë e nënës së saj, të cilën Andrea e krahason me “një vend të shenjtë kushtuar Nënës së Perëndisë, me fotot e saj në mure, të përshtatur me rruzare dhe të mbështetur me shije me kryqe”.
Werhun shkruan: “Sapo u largova atë natë, i thashë asaj se të qenit i ndershëm e kishte zhdukur zjarrin brenda që kërcënoi të më digjte të gjallë. E kisha djegur nënën time të dashur me të vërtetë”.