Deputeti gjerman në Tiranë: Ata që duan demokracinë, pro dialogut
Deputeti i Bundestagut gjerman, Tobias Gottardt është takuar sot me anëtarët e Komisionit të Jashtëm në kuadër të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-gjermane.
Në një prononcim për mediat, deputeti gjerman tha se Shqipëria ka bërë hapa përpara me Reformën në Drejtësi ndërsa shtoi se ata që duan demokracinë janë pro dialogut.
“Shqipëria ka bërë hapa përpara me Reformën në Drejtësi. Ata që duan demokracinë janë pro dialogut. Si një europian i bindur në vlerat që transmeton BE unë jam këtu për të mbështetur çdo hap që Shqipëria po ndërmerr drejt anëtarësimit në BE. Kjo situatë është me fitore për të dyja anët si për Shqipërinë dhe BE.
Pavarësisht vendit nga i cili vijmë, mesazhi i përbashkët është: Të gjitha vështirësitë dhe risqet që na shfaqen duhet të bashkëpunojmë bashkë”, tha Gottardt duke folur për situatën aktuale në Shqipëri dhe vendimin e opozitës për të djegur mandateve.
Ndërkohë që gjatë kësaj konference kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Mimi Kodheli ka shprehur keqardhje për vendimin e opozitës për djegien e mandateve.
“Rezultatet kanë ardhur dhe pritet akoma të vijnë. Më vjen keq që vendimi ekstrem e vë në ngërç jetën tonë parlamentare. Jemi këtu të gatshëm t’ia zgjasim dorë opozitës për ti dhënë po dialogut”, tha Kodheli.
Fraksion.com