AktualitetPolitikëTë fundit

Vijon përplasja! Baze-Majkos: Të ka ardhur keq pse nuk e mora seriozisht Monikën…

“Përplasja” në distancë mes Pandeli Majkos dhe Mero Bazes vazhdon me tone të forta, por edhe ironi.

Drejtuesi i gazetës Tema kritikonte dje pretendimet e Lulzim Bashës për të krijuar një qeveri kalimtare, duke mos e mohuar as Pandeli Majkon si kryesues të saj.

Por ministri i Diasporës është përgjigjur menjëherë duke aluduar se Mero Baze si gazetar ka treguar një shqetësim që nuk bazohet në imagjinatë…

“Padyshim që artikulli nuk është në “ajër” pasi pena e Bazes nuk ngjyen në bojën e imagjinatës. Me një siguri, të cilën e zotëron kur ka informacion ai në shkrimin e tij nënvizon se “Lulëzim Basha do zgjedhje…me një kryeministër që e pranon ai, në këtë rast Pandeli Majkon” shkroi Majko.

Por, pas sulmit të Majkos, Mero Baze ka bërë një reagim të dytë duke thënë se nuk është ai, por opozita që e sheh ish-kryeministrin socialist si një mundësi për t’u kandiduar në krye të një qeverie teknike.

“As unë, as gazeta Tema, nuk kemi shkruar që Pandeli Majko është i preferuari i opozitës për kryeministër. Unë e kam perceptuar si tallje të Monika Kryemadhit kur e ka thënë me zë dhe figurë në tv këtë gjë. Por me sa po shikoj nga reagimi zotit Majko, atij i ka ardhur keq që nuk e kam marrë seriozisht idenë e Monikës. Kjo më ka ndodhur ngaqë kam marrë seriozisht Majkon. Nuk e përsëris më”, ironizoi Mero Baze.

 

Fraksion.com