Sekuestrohen 26 mijë dollarë në Rinas
Policia kufitare e Rinasit sekuestroi një sasi prej 26.3 mijë dollarësh, të cilat do dërgoheshin nga Shqipëria për në Stamboll, nga dy persona të huaj një sirian dhe një turk.
Policia thotë se këto para u tentuan të nxirreshin jashtë vendin tonë në mënyrë ilegale, nga dy persona me inicialet F.E me kombësi siriane dhe një turk, me inicialet O.A.
Kjo shumë parash po tentohej të nxirrej jashtë vendit fshehura, ku dy shtetasit të huaj i kishin futur paratë në mesin e rrobave në valixhe, por pas kontrollit u zbulua shuma e konsiderueshme, e padeklaruar.
“Këto struktura gjatë përpunimit të linjës ajrore Tiranë – Stamboll, kanë kaluar për kontroll në vijën e dytë këta shtetas, ku ju gjetën 26.300 dollarë. Personat dhe provat materiale (dollarët) ju kaluan për veprime procedurale Seksionit të ZMPKM”, njofton policia.
Fraksion.com