AktualitetTë fundit

Saimir Tahiri i pandehur: Sot para Gjykatës

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është paraqitur sërish sot në ambientet e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda, ku pritet të jepet vendimi për të.

Më 28 shkurt Prokuroria për Krime të rënda mbylli hetimet dhe çoi dosjen e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri në Gjykatë me akuzën për “Trafikim të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal “Habilaj” dhe “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë”.

Një javë më parë, nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tahiri tha se politika, krimi dhe drejtësia janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, biri dhe shpirti i shenjtë.

“Kjo historia ime lindi si një proces politik dhe kur them i komanduar kam parasysh politikën, krimin dhe drejtësinë që janë aq bashkë sa ç’ështe dhe ati, Më intereson vetëm e vërteta. Di që ky është një proces i turpshëm, politik nga fillimi deri në fund, i komanduar, unë jam mësuar me vështirësi dhe besoj se do ia dal. biri dhe shpirti i shenjtë. Nuk janë ndarë ende dhe unë po e shoh”, deklaroi Tahiri.

 

Fraksion.com