Life StyleTë fundit

“Përplasja me Blushin”: Largimi i Arbana Osmanit nga Top Channel?!

Prej 24 orësh portalet shqiptare kanë pasqyruar për publikun një ngjarje që sipas tyre ka ndodhur në televizionin Top Channel dhe ka për protagonistë, moderatoren Arbana Osmani dhe drejtorin e Përgjithshëm, Ben Blushi.

Portale si NewsbombAlbeuSyri.netBlitz.alCNA dhe shumë të tjerë pretendojnë në raportimet e tyre se ka ndodhur një përplasje Osmani-Blushi dhe kjo ka shtyrë moderatoren të japë dorëheqjen duke braktisur TCH.

Por një lajm i tillë është një mashtrim i hapur ndaj publikut shqiptar. Sipas burimeve të “Gazeta Shqip”, moderatorja që punon prej 20 vitesh në Top Channel ka qenë në ambientet e televizionit gjatë këtyre dy ditëve.

Arbana Osmani ka qenë në punë dje dhe sot. Ajo ka realizuar e pashqetësuar nga “fake-news” i përhapur në portale, provat për puntatën e radhës të emisionit me rekorde audience, “Dua të të bëj të lumtur”.

Shqip mësoi se nuk është regjistruar asnjë debat midis moderatores dhe drejtorit të Top Channel, Ben Blushi, ndërsa portalet e kanë stisur ngjarjen për disa klikime më shumë ose ndoshta për interesa që nuk dihen.

Lajmi i Arbana Osmanit, vërteton mësëmiri se çfarë disformimi sjellin portalet shqiptare./Shqip

 

Fraksion.com