AktualitetKosovaTë fundit

Një i vdekur, dhjetëra të plagosur nga aksidenti në Gjilan

Të paktën një person ka vdekur dhe 20 të tjerë janë plagosur nga një aksident në qendër të qytetit të Gjilanit.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani ka thënë për Radion Evropa e Lirë, se dyshohet se aksidentin e ka shkaktuar një kamion transportues.

“Fatkeqësisht, një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Gjilanit. Një kamion dyshohet se është shkaktar i aksidentit, pra një kamion transportues. Së paku, një person ka ndërruar jetë dhe 20 të tjerë janë të lënduar dhe janë duke marrë ndihmë mjekësore në Qendrën spitalore në Gjilan”, tha Hashani.

Sipas Hashanit, ngjarja dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.

Ndërkaq, Nisret Hajrullahu, drejtor i Emergjencës në Gjilan, tha se janë duke trajtuar të plagosurit nga ky aksident.

“Nga aksidenti që ka ndodhur në orët e pasdites, shumë të lënduar janë sjellë në emergjencë. Ende nuk dihet numri i saktë i të lënduarve”, tha Hajrullahu./REL

 

Fraksion.com