Nëna kujdes kur puthni fëmijët në buzë! Mund të jetë fatale
Fëmijët janë shumë të dashur dhe të parezistueshëm. Por sa herë që shihni një fëmijë, edhe kur është yni, është shumë e rrezikshme ta prekni me duar të pista apo ta puthni, duke qenë se të rriturit kanë qindra baktere, viruse të rrezikshme dhe infeksionet ndaj të cilave po e ekspozojmë fëmijën, janë të panumërta.
Është e vërtetë që ka rëndësi ta ekspozojmë tek disa lloje papastërtish për të gjeneruar mbrojtjen e imunitetit, por kjo vlen për fëmijët më të mëdhenj.
Në të vërtetë, ka patur raste në të cilat fëmijët kanë vdekur për shkak të meningjitit, pasi i ka puthur dikush që kishte marrë të ftohtë.
Tani, lajmi për një fëmijë që ka kaluar katër ditë në spital pasi ka marrë herpes-in nga e ashtuquajtura “puthja e vdekjes” është bërë virale.
Prindërit e tij kishin vënë re njolla të vogla të kuqe mbi gjoks dhe mbi krahë, por mjekët nuk e kishin bërë alarmante situatën.
Ose, të paktën, nuk u konsiderua alarmante deri në tentativën e tretë që bënë prindërit duke e çuar në spital.
Situate u kthye në një makth të vërtetë gjatë kohës që gjendja e Kalo përkeqësohej dhe rezultati doli pozitiv ndaj testit të virusit të Herpes-it, për të cilin mjekët mendojnë se vogëlushi e ka marrë nga dikush që e ka puthur dhe ka qenë i infektuar me këtë virus.
Fëmija kishte nevojë për trajtim intensive me antibiotikë, me anë të injeksioneve.
Babai i tij, Andy Griggs, rrëfeu se Kalo ka patur problem në të ngrënë disa ditë para se të dilte diagnoza e saktë, gjë që ka shqetësuar prindërit.
Të puthësh fëmijët në buzë dhe të ndash më pas fotot është një mënyrë shumë e përhapur për t’i ngjitur atyre virusin e Herpes-it, duke qenë se ky virus transmetohet përmes pështymës.
Për gratë është diçka shumë e zakonshme të kenë herpes, por nuk e vënë re një gjë të tillë, për shkak të siptomave të lehta apo të padukshme. Virusi mund të jetë i fshehur për periudha të gjata para se të shkaktojë dëme të dukshme, apo të riaktivizohet pas një periudhe stresuese nga ana emotive apo të lodhshme nga ana fizike.
Në rastin e “HSV-1”, apo “herpes-t oral”, infeksioni zakonisht verifikohet përmes kontaktit të zonës së infektuar të njeriut në moshë të pjekur me lëkurën e trupit të fëmijëve, në një zonë të caktuar siç mund të jenë sytë ose goja. Kjo mund të ndodhë nëse dikush, i cili ka marrë të ftohtë, puth fëmijën, apo, gjë që ndodh më rrallë, nëse personi prek një ulcer të gojës së tij e më pas me të njëjtën dorë, prek fëmijën.