AktualitetTë fundit

Lajmi i Fundit: Horror në Durrës, gjendet një trup pa kokë

Një trup i pajetë është gjetur pranë zonës së Currilave në Durrës.

Trupi i pajetë në gjendje të dekompozuar mendohet se është nxjerr nga dallgët e detit.

Sipas të dhënave të para nga vendngjajra trupi është gjetur i gjymtuar, i dekompozuar dhe pa kokë.

Ka shumë pak informacion dhe nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një shtetas shqiptar apo të huaj.

Policia e Durrësit ka mbërritur në vendngjajre dhe po punon për identifikimin e personit të pajetë. Paraprakisht blutë e Durrësit dyshojnë se viktima mund të jetë ndonjë endacak apo ndonjë bari në zonë.

Fraksion.com