AktualitetPolitikëTë fundit

Kryeministri Rama shkon te “Nga fryn era”

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, gjatë qëndrimit të tij 24 orë në Itali ka qënë i ftuar në kanalin televiziv La 7 në emisionin “Aria che tira” (Nga fryn era).

Emigracioni, rreziku i shfaqjeve të episodeve raciste në Itali, politikat e integruese të qeverisë italiane kanë qenë boshti shtjellues i bisedave dhe debateve në studio.

Fluksi i emigrantëve shqiptarë që mbërrinin në brigjet italiane me gomone e anije klandestine në fillim të viteve ’90, u bë debatii i parë politik mbi emigracionin në Itali e sot është tema qëndrore e debateve të politikës italiane e europiane.

Kryeministri Rama u shpreh “se emigrantët shqiptarë në Itali përfaqësojnë një histori fantastike emigrimi e integrimi në shoqërinë italiane. Shqiptarët patën një integrim perfekt në Itali, tha ai, pasi dhe nga këndvështrimi kulturor jemi mjaft pranë njëri- tjetrit”.

“Nga imazhet e mijëra emigrantëve shqiptarë mbi anijet, sot në Itali janë rreth 40 mijë sipërmarrje të mesme e të vogla të emigrantëve shqiptarëv që kontribojnë në ekonominë italiane”.

Kryeministri Rama u shpreh se në kohën e regjimit komunist në Shqipëri ” Italia ishte i vetmi horizont për shqiptarët falë televizionit italian. Kanalet televizive italiane zhurmoheshinnga regjimi e shqiptarët shkonin për pushime në jug të vendit dhe për të ndjekur televizionin italian pasi në jug sinjali televiziv vinte i drejtpërdrejtë dhe ishte e pamundur të kontrollohej nga regjimi.”

Duke komentuar situatën aktuale italiane mbi fluksin e madh të emigrantëve që mbërrijnë nga Afrika, kryeministri Rama u shpreh se kupton mjaft mirë qëndrimin e qeverisë italiane, pasi Italia u la e vetme nga Euppa në fluksin e madh të emigrantëve nga Afrika e se duhet një strategji europiane për të përballuar këtë krizë emigracioni.”

“Dhe në Shqipëri, u shpreh Rama, kemi pasur disa mijëra emigrantë që kanë mbërritur, por ne nuk jemi mësuar të bëjmë zhurmë, pasi kemi një normë që është e renditur e para në Kanunin tonë antik e që thotë se “shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut.”

I ftuar në studio ishte dhe miku i Kryeministrit shqiptar, kritiku i njohur i artit Vittorio Sgarbi, i cili tha se ka një vajzë shqiptare me emrin Alba dhe që është më e mira nga 3 fëmijët e tij, pasi ka karakter dhe studion shumë.”

“Nga viti 1992, tha ai, luftoj me forcë kundër racizmit ndaj shqiptarëve në Itali, pas një pamje të egër të jashtme, shqiptari ka një humanizëm të madh.”

Në lidhje me situatën politike aktuale në Shqipëri kryeministri Rama përsëri u shpreh se është një protestë që zhvillohet vetëm në perimetrin e 1 km në Tiranë, e se është një revoltë e establishmentit të shkuar politik që nuk pranon humbjen.”

Ndërsa mbi pyetjet ndaj akuzave të opozitës për korrupsionin e lartë në vend, Rama u shpreh se dhe në Itali ka mjaft shembuj politikanësh të korruptuar e se nuk pranon të komentojë.

Ai ftoi të gjithë italianët të vijnë si turistë në Shqipëri dhe  investitorët italianë të bëjnë biznes në këtë vend pasi sistemi fiskal është mjaft favorizues ndaj tyre./oranews

 

Fraksion.com