AktualitetNATO/BETë fundit

Komisioni NATO-Ukrainë diskuton situatën në Krime

Komisioni NATO-Ukrainë diskuton situatën në Krime

Komisioni NATO-Ukrainë u takua të mërkurën (6 mars 2019) në selinë e NATO-s për të diskutuar situatën aktuale në Krime, pesë vjet pas aneksimit të paligjshëm nga Rusia. Drejtori politik i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleksiy Makeiev dhe një përfaqësues i komunitetit tatar të Krimesë, Eskender Bariiev, i informoi aleatët mbi mjedisin e sigurisë dhe shkeljet e të drejtave të njeriut.

Aleatët riafirmuan mbështetjen e palëkundur të NATO-s për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Ata shprehën shqetësim lidhur me shkeljet e të drejtave të njeriut në Krime, duke synuar popullsinë tatarike të Krimesë, si dhe grupe të tjera etnike, politike dhe fetare.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg theksoi se “Krimeja është Ukrainë. Pesë vjet më pas, Aleatët e NATO-s nuk e njohin dhe nuk do ta pranojnë aneksimin e paligjshëm nga Rusia. Ne vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës me mbështetje politike dhe praktike. Ne nuk e kemi harruar çmimin e rëndë që populli ukrainas vazhdon të paguajë për dëshirën e tyre për të vendosur të ardhmen e tyre të lirë nga ndërhyrjet e jashtme “.

NATO vazhdon t’i bëjë thërrje Rusisë që menjëherë të lirojë detarët dhe anijet e Ukrainës që u konfiskuan në nëntor në afërsi të ngushticës Kerç. Aleatët e NATO-s kanë rritur mbështetjen e tyre praktike ndaj Ukrainës në dritën e situatës së sigurisë në Detin e Zi.

 

Fraksion.com