Life StyleTë fundit

Grida Duma ndryshon modelin e flokëve: Ja si duket

Me lënien e mandatit të deputetit, Grida Duma ka vendosur të bëjë një ndryshim edhe në pamjen e saj.

Ish-deputetja demokrate ka ndryshuar modelin e flokëve, duke hequr dorë nga ondet me të cilat ishim mësuar ta shikonim.

Në shfaqjen e saj të fundit ajo i ka bërë flokët shtrirë dhe të ndarë në mes.

Në një dalje në emisionin e Mirela Milorit në ABC news, Duma ka tërhequr jo pak vëmendjen me look-un e ri.

Për hir të së vërtetës look-u i ri e nxjerr Gridën goxha më vajzërore sesa ondet me të cilat na ishte mësuar syri.