AktualitetTë fundit

Dhunohet mjeku në spitalin e Lezhës

Nuk ndalet dhuna ndaj mjekëve. Rasti i fundit është regjistruar sot në spitalin e Lezhës ku është dhunuar brenda ambjenteve të spitalit mjeku Zef Doda.

Mësohet se mjeku është godiotur me sende të forta në kokë nga familjarët e një pacienti, duke e lënë të plagosur.

Fillimisht mjeku ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Lezhës dhe më pas është transportuar drejt spitalit të Traumës për mjekim të specializuar.

Shkaqet mbeten të paqarta teksa mjeku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

 

Fraksion.com

Social Media Auto Publish Powered By : XYZScripts.com