AktualitetPolitikëTë fundit

Basha, pas takimit me të dërguarin e BE-së: Do shembim gjithë sistemin “Rama”

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në takimin me drejtorin për Politikat e Zgjerimit në BE, Christian Danielsson, i ka paraqitur atij një vizion të ri të opozitës. Nuk është më qëllim vetëm rrëzimi i kryeministrit Edi Rama, por edhe qeveria teknike dhe zgjedhjet e parakohshme.

Basha tha në një deklaratë për gazetarët pas takimit me zyrtarin e lartë, se duhet shembur i gjithë sistemi. Një vizion i ri, që siç tha Basha do të diskutohet jo vetëm brenda opozitës, por edhe me qytetarët dhe me grupet e interesit.

“Opozita sot patin një mundësi për të shprehur vendosmërinë e saj për t’i qëndruar kësaj beteje me qytetarët për çlirimin e Shqipërisë nga qeverisja e krimit. Shprehëm vendosmëri që jo thjesht të largohet Rama, por të shembet ky sistem

Duhet angazhim i plotë i gjithë faktorit shqiptar politik, por jo vetëm, i çdokujt që i dhimbset ky vend, për të ndërtuar së bashkua një sistem vlerash, që të garantojë drejtësi të pavarur duart e të cilit mos t’i lidhë më Rama, as ndonjë përsëritje e fenomenit Rama me emër dhe mbiemër tjetër

Sot SHISH, media, ekonomia, prokuroria, janë në dorë të një njeriu dhe një grushti klientësh pranë tij. Duhet reformë kushtetuese, elektorale dhe vullnet politike

Hetim i plotë 184, 139, çuarja para përgjegjësisë penale të politikanëve që kanë vjedhur votat, janë më të rëndësishme se ndryshime në ligj që shkruhen dhe nuk zbatohen”, deklaroi Basha.

 

Fraksion.com