Anulohen ndeshjet e kampionatit për këtë fundjavë
Anulohen ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuar për të luajtur këtë fundjavë.
Vendimi është marrë nga Federata Shqiptare e Futbollit pas vendimit të Shoqatës Bashkimi i Arbitrave të Futbollit Shqiptar se do të bojkojnë kampionatin, duke nisur që këtë fundjavë.
“Federata Shqiptare e Futbollit ju bën me dije se të gjitha ndeshjet e kampionatit kombëtar të futbollit të planifikuara këtë fundjavë nuk do të zhvillohen si rrjedhojë e vendimit të marrë nga Bashkimi Arbitrave Shqiptar të Futbollit (BASHF) për të bojkotuar të gjitha ndeshjet deri në rikthimin e Policisë së Shtetit në stadiume. FSHF shpreh mbështetjen maksimale ndaj të gjithë trupës arbitrale në Shqipëri dhe vlerëson e respekton vendimin e marrë prej tyre. Ne kërkojmë reagimin e të gjithë aktorëve për të larguar përfundimisht dhunën, për të garantuar rendin dhe sigurinë publike në stadiume, si parakushti themelor për të pasur një garë të shëndetshme dhe brenda standarteve”thuhet në njoftimin për media të FSHF-se.
Dje, Komisioni i Disiplinës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit përjashtoi nga Kategoria Superiore skuadrën e Kamzës, që do e nis sezonin 2019-2020 nga Kategoria e Dytë. Ekipi nga periferia e kryeqytetit u shpall fajtore për shkeljen e rregullores gjatë sulmit nga gjyqtarit të takimit mes tyre dhe Laçit, Eldorian Hamiti.
Fraksion.com