AktualitetNATO/BETë fundit

Stoltenberg: Mali i Zi promovon stabilitet në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Malit të Zi  Milo Gjukanoviq,  vizitë në Shtabin e NATO-s

 Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg priti Presidentin Milo Gjukanoviç  në Shtabin e NATO-s më 6 mars 2019, për bisedime mbi përshtatjen e vazhdueshme të Aleancës. Sekretari i Përgjithshëm vlerësoi Malin e Zi për kontributet e tij të rëndësishme në sigurinë euroatlantike, duke përfshirë sigurimin e trupave për misionet e NATO-s në Afganistan dhe Kosovë.

Stoltenberg përshëndeti faktin që Mali i Zi është duke rritur shpenzimet e mbrojtjes, me një plan të qartë për të investuar 2% të GDP në mbrojtje deri në vitin 2024. Ai tha se “Fondi ynë i Mirëbesimit në Malin e Zi po ndihmon për të shkatërruar më shumë se 400 ton municionet e tepërta dhe misioni ynë i policisë ajrore siguron sigurinë e qiejve tuaj, me avionë nga Italia dhe Greqia”.

Sekretari i Përgjithshëm gjithashtu falënderoi Presidentin Gjukanoviç për mbrojtjen e politikës së deritanishme të NATO-s. Të 29 aleatët kanë nënshkruar protokollin e pranimit për Republikën e Maqedonisë Veriore në NATO dhe procesi i ratifikimit vazhdon në kryeqytetet aleate. “Dua të falënderoj Malin e Zi për promovimin e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor, dhe duke demonstruar se dera e NATO-s mbetet e hapur”,  tha ai.

 

Fraksion.com