Mahnitëse, Bebe Rexha kopjon Madonën; Ja si duket (Foto)
Bebe Rexha ka kopjuar divën e popit, Madonën me sytjenat e lëkurës që kishte veshur teksa ishte e ftuar në emisionin “Late Show”.
Kohët e fundit ajo ka pasur grindje me babain e saj për veshjet provokative.
Bebe Rexha shkoi në emisionin e Stephen Colbert, për të performuar hitin e saj më të ri “Last Huarrh” dhe i la pak vend imagjinatës me veshjen, teksa prej dy javësh ka marrë kritika të forta nga babai i saj për postimet “hot”.
Ylli 29-vjeçar i muzikës sfidoi sytjenat ikonike të Madonës. Ajo u duk të krenohej me veshjen e saj, duke larguar pallton në mënyrë që e gjithë vëmendja të binte te gjoksi i saj që gati sa nuk shpërthente.