AktualitetRajoniTë fundit

Gjukanoviq: Duhet gjetur një epilog pozitiv për dialogun

Në Bruksel presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq u takua me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg. Pas takimit ai u shpreh optimist edhe për marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq vizitoi të mërkurën (06.03) Brukselin dhe selinë qendrore të aleancës veriatlantike në kryeqytetin europian. Pas takimit me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Gjukanoviq u shpreh para mediave, se përvoja e zgjidhjes së çështjes së hapur në mes të Greqisë dhe Maqedonisë Veriore mund të jetë e çmueshme në zgjidhjen e problemeve të tjera në rajon. E kam fjalën për marrëdhëniet, siç tha ai “në mes të Prishtinës dhe Beogradit”.

“Si fqinjë i përgjegjshëm dhe shumë i interesuar, punojmë në gjetjen e një epilogu pozitiv të këtij dialogu”, ka thënë Gjukanoviq. “Besoj se është e mundur dhe e ftoj NATO-n që me angazhimin e vet në këtë rajon së bashku me BE-në të kontribuojë në atë që është opcioni i vetëm i Ballkanit Perëndimor”, ka shtuar ai.

 

Fraksion.com