Dhuna ndaj arbitrit, Kamza përjashtohet nga Kategoria Superiore. Do të luajë në Kategorinë e Dytë
Komisioni i Disiplinës i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka përjashtuar Kamzën nga Kategoria Superiore pas dhunës që u ushtrua ndaj arbitrit të ndeshjes Kamza-Laçi.
“FK Kamza dënohet me përjashtimin nga çdo aktivitet futbollistik për sezonin 2018-2019 si dhe gjobë në masën 1.000.000 (njëmilion) lek”, lexohet në vendimin e Komisionit të Disiplinës.
Më tej, ky komision shton se klubi do të zbresë në Kategorinë e Dytë.
Ndërkohë, Presidenti i klubit Naim Qarri, i cili e goditi me grusht arbitrin, është përjashtuar 36 muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë.