Afganistan: 17 persona të vdekur nga dy sulme vetëvrasëse
Një zyrtar afgan ka thënë se 17 persona kanë vdekur si pasojë e një sulmi militant në një kompani ndërtimore në lindje të Afganistanit.
Zëdhënësi për provincën Nangarhar, Attaullah Khogyani, ka thënë se tre militantë kanë hyrë në një kompani ndërtimore afër aeroportit kryesor në kryqytetin e kësaj province, Jalalabad, pasi dy sulmues vetëvrasës kanë kryer sulmin atje më 6 mars.
Khogyani ka thënë se beteja me armë ka nisur në mes të pjesëtarëve të sigurimit dhe militantëve pas shpërthimit. Sipas tij, 17 persona janë vrarë dhe 10 të tjerë janë plagosur, shumica prej tyre punëtorë në kompaninë private të ndërtimit.
Khogyani ka njoftuar se të tre sulmuesit janë vrarë dhe se situata aktualisht është nën kontroll.
Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, mirëpo qoftë talibanët, ashtu edhe grupi militant, Shteti Islamik kanë qenë aktivë në këtë pjesë të Afganistanit.
Fraksion.com