Protestuesit djegin goma dhe hedhin kapsolla drejt kordonit të policisë
Protestuesit kanë nisur të hedhin kapsolla në drejtim të kordonit të policisë që qëndron para hyrjes së Kuvendit.
Ata i vënë zjarrin gomave dhe karikaturave të bëra për kryeministrin Edi Rama dhe zona e protestës është mbuluar nga tymi.
Megjithëse nuk ka pasur konfrontime, protestuesit kanë hedhur shashka e tymuese në oborrin e parlamentit duke prishur disa herë radhët e policisë dhe me vuvuzela kanë kërkuar largimin e kryeministrit. “Rama ik!” kanë qenë thirrjet e tyre. Ndërkohë një ambulancë ka marrë me barelë një prej protestuesve i cili është ndjerë keq.
Fraksion.com