AktualitetPolitikëTë fundit

Pranoi mandatin e PD, Karamelo: Pse nuk jam dakord me opozitën

Një prej kandidatëve të Partisë Demokratike ka thyer heshtjen ditën e sotme duke arsyetuar marrjen e mandatit të deputetit në vijim.

Bëhet fjalë për Ligoraq Karamelon, që njëkohësisht drejton edhe OMONIA-n në qarkun e Korçës. Ai u shpreh sot se është i detyruar ta pranojë mandatin që buron nga vota e qytetarëve.

Karamelo u shpreh se Parlamenti nuk duhet të braktiset dhe se nuk është dakord me vendimin e Vangjel Dules dhe opozitës në tërësi, shkruan JavaNews.al

“Në kushte të tjera Dule do të vepronte kështu si unë” – ka thënë sot Ligoraq Karamel që pritet të marrë mandatin e Partisë Demokratike.

Ai i shtohet listës që sa vjen e shtohet nga radhët e kandidatëve të PD-LSI që po marrin mandatet. Ditën e sotme, pesëkandidatë të tjerë kanë dorëzuar formularin e dekriminalizimit në KQZ, duke kërkuar kështu të bëhen deputetë.

Po sot, katër ligjvënës të rinj nga radhët e LSI bënë betimin në Kuvend.

 

Fraksion.com