AktualitetPolitikëTë fundit

Përfundon protesta, Basha: Edi Rama ka mbaruar! Më 16 mars protesta vendimtare

Pasi dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listën me kandidatët e opozitës që refuzojnë marrjen e mandatit të deputetit, kryedemokrati Lulzim Basha u rikthye në selinë blu.

Nga selia e PD, ai tha për protestuesit dhe mediat se, tha se në të katërtën protestë radhazi opozita ka asgjësuar Asamblenë e krimit.

“Dita e sotme ka një rëndësi që shkon përtej të treguarit të fytyrës së shëmtuar të pushtetit që sundon, vjedh dhe mashtron shqiptarët, ka meritën e ndezjes së shpresës dhe besimit të çdo shqiptari për të nesërmen që po vjen. Sot e keni çuar njëherë e mirë në shtëpi parlamentin e krimit, parlamentin ilegjitim. Kemi hapur shtegun e vetëm përmes të cilit do kaloj e ardhmja e çdo shqiptari, largimi një orë e më parë i shkaktarit kryesor, autorit dhe përfituesit, kryezullumqarit Edi Rama”, u shpreh Basha.

Ai tha se ikja e tij është fundi i pjesës së parë të betejës së opozitës, e cila do të vazhdojë me bashkimin më të madh të shqiptarëve më 16 mars.

Sipas Bashës, edhe miqtë më të ngushtë të Edi Ramës, me gjysmë e zëri e dinë fare mirë të vërtetën e protestës se, “Edi Rama ka mbaruar, regjimi i tij ka marrë fund”.

Kryedemokrati deklaroi se sa do ta zgjasë agoninë e tij aq më shumë do i shtohet makthi dhe fatura që do paguajë para popullit.

Në vijim ai ftoi shqiptarët që të marrin pjesë në një tjetër akt vendimtar, të zgjedhjeve të parakohshme, në një raund tjetër të madh, në protestën e 16 marsit.

Ai e cilësoi 16 marsin si protestën vendimtare për ta përcjellë kufomën politike të shtetit kriminal të rilindjes, për të çliruar, vendin, ekonominë por edhe Partinë Socialiste.

Basha falënderoi kandidatët opozitarë që refuzuan të marrin mandatet e deputetëve, duke thënë se i vunë vulën demokracisë.

Po ashtu tha se asgjë nuk do e ndalë popullin të marrë në dorë fatin e tij, duke shtuar se ajo që po vjen është fundi i arrogancës dhe i krimit të bërë njësh me qeverinë.

“Ora e Shqipërisë Europiane po vjen, ora e largimit të Edi Ramës po afron, tik tak, tik tak”, tha ndër të tjera kreu i PD.

 

Fraksion.com