Motra nuk dorëzoi mandatin; Kiri Hajdari në protestë krah Bashës
Djali i madh i Azem Hajdarit, Kiri Hajdari, është i pranishëm në protestën e opozitës përpara Parlamentit.
Pavarësisht se motra e tij, Rudina Hajdari refuzoi të dorëzojë mandatin e deputetes, ndryshe nga vendimi i marrë nga grupi parlamentar i partisë që përfaqëson, vëllai i saj ka zgjedhur të protestojë.
Ai qëndroi pranë foltores së improvizuar, në krah të kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit, Sali Berisha.
Ai ka marrë fjalën duke thënë se “amaneti i Azem Hajdarit do të shkojë deri në fund. Liri demokraci”./TCH
Fraksion.com